12 Shtator, 2018 - 10:10 pm
Artistja shqiptare Ardiana Shasivari Kika ka marrë pjesë në Bienale të Hamburgut në Gjermani, shkruan KultPlus.
Në këtë garë, shqiptarja ka arritur të jetë e suksesshme, duke u shpallur kështu fituese e vendit të dytë. Ndërsa, vendi i parë ka shkuar për Rusinë dhe vendi i tretë për Argjentinën.
Në këtë Bienale kanë marrë pjesë 64 artistë, 19 nationalalitete.
Artistja Shasivari Kika ka treguar për KultPlus se ajo që e karakterizon eventin është niveli i lartë, financuar nga banka botërore me temën Biodiversity , ndryshimet klimatike ekologjike si dhe ndikimi në ndryshimet në ekosistem.
Ajo që paraqet sukses në këtë pjesëmarrje është fakti që Galeria shënon 10 vjetorin e hapjes, andaj për këtë jubile, ata kanë vendosur që ekspozitën e fituesit, ku këtu hynë edhe punimi i shqiptares Ardiana Shasivari Kika, ta prezantojnë në Principatën e Monacos.
Princi Albert i Monakos e suporton si dhe e merr përsipër këtë ekspozitë e cila do të hapet më datë 30 shtator.
Ndarja e çmimit është sponsorizuar nga Hyatt Regency dhe kryetari i bashkisë së Hamburgut. /KultPlus.com.