Ardianë Pajaziti e Dukagjin Pupovci u prezantuan me ligjëratë në MasterClass të EXPOART.40

20 Gusht, 2024 - 12:25 pm

EXPOART.40 ka njoftuar se ka filluar me aktivitetet e  MasterClass të dedikuar për artistët e rinj, aktivitete që po mbahen në Rezidencën 17 në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Me ligjëratë për artistët e rinj që po marrin pjesë në këtë edicion, janë prezantuar Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus dhe profesori universitar Dukagjin Pupovci.

Që të dy kanë ndarë përvojën e tyre para artistëve të rinj, ku Ardianë Pajaziti është prezantuar me temën” Roli i medias në promovimin e kulturës në Kosovë dhe më gjerë”, përderisa Dukagjin Pupovci është prezantuar me temën “Sfida dhe realitete të arsimit në Kosovë”.

E veçanta e këtij MasterClass ishte se në këto ligjërata morën pjesë artistë të rinj në një numër të madh, të cilët edhe shprehën interesimin për të dy temat, në mënyrë që të ju shërbejnë në rrugëtimin e tyre prej artisti.

EXPOART.40 është duke vazhduar edhe më tutje me angazhime të tjera me artistët e rinj pjesëmarrës, angazhim që është duke u bërë nën përkujdesjen e drejtoreshës Majlinda Kelmendi./ KultPlus.com

Të ngjajshme