Arkitekti Përparim Rama dhe ekipi i tij do të dizajnojnë parkun e njohur në Angli

24 Gusht, 2017 - 8:46 pm

Bëhet fjalë për një Pallat të ndërtuar në vitin e largët 1538 nga Henri VIII.

Në këtë lokacion origjinal ku dikur ekzistonte Pallati i Madh Tudor, sot ekziston Oatlands Park Hotel, një hapësirë me vlerë historike. E po këtë pjesë të bukur do ta zbukurojë me idetë e tij arkitekti Përparim Rama.

Rama dhe ekipi i tij janë caktuar të rregullojnë hapësirat e interierit në këtë lokacion. Oatlands Park Hotel, një bukuri natyrore, gjendet 20-të minuta larg Heathrow Airport në Longford të Anglisë.

“Jemi caktuar të dizajnojmë hapësirat e interierit të kësaj ndërtese histerike, të vendosur në vendin origjinal të Pallatit të Madh Tudor” ka shkruar arkitekti në rrjetin social Facebook.
Ky është një vend perfekt për festime, ahengje e konferenca, ka hapësirë për relaksim dhe për kohë të lirë dhe pjesën e akomodimit e cila nuk mbetet prapa në këtë vend magjik dhe të gjelbëruar, shkruan KultPlus.

Arkitekti i njohur kosovar Përparim Rama ka fituar disa çmime ndërkombëtare për punën e tij të shkëlqyer. / KultPlus.com

Të ngjajshme