25 Nëntor, 2024 - 1:05 pm
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit çeli një ekspozitë me vepra të realizuara nga dëshmorët e Luftës Nacional-Çlirimtare.
Ekspozita titullohet “Arti i Luftës” dhe ka në përmbajtjen e saj vizatime dhe fotografi. Prej sot, ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun, duke iu shtuar axhendës së ngjeshur të aktiviteteve të parashikuara edhe në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare.
Mbi 300 vizatime që tregojnë kulturën e madhe të figurave qendrore të Luftës Nacional-Çlirimtare, vijnë nën kujdesin e Mehmet Gëzhillit.
Ekspozita vjen në hapësirat e QKLL, në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit./atsh/KultPlus.com