8 Shkurt, 2025 - 4:42 pm
Edhe pse surrealisti spanjoll, Salvador Dalí nuk e vizitoi kurrë Indinë, veprat e tij të artit do të shfaqen në atje për herë të parë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Duke filluar nga e premtja, një ekspozitë në kryeqytetin Delhi do të shfaqë një koleksion të gjerë me më shumë se 200 skica, gravurë dhe piktura të tij origjinale me bojëra uji.
Koleksioni është kuruar nga Christine Argillet, vajza e Pierre Argillet, një koleksionist francez, i cili ishte gjithashtu miku dhe botuesi i Dalit.
“Dali ishte i magjepsur nga India, veçanërisht magjepsja e Perëndimit me misticizmin indian në vitet 1960 dhe 1970”, tha zonja Argillet për BBC.
India e Dalit përmban elefantë dhe tempuj, por, si me të gjitha veprat e tij artistike, ato nuk janë gjithmonë të lehta për t’u dalluar, pasi janë interpretuar në stilin surrealist të artistit.
“Sjellja e punës së Dalit në Indi ishte një përpjekje e gjatë dhe e mundimshme”, thotë Akshitta Aggarwal e Bruno Art Group nga galeria ndërkombëtare e artit që prezanton ekspozitën.
“Projekti zgjati pesë vjet; çdo skicë dhe vepër arti duhej të kontrollohej për vërtetësinë e saj”, u shpreh ajo.
I lindur në Spanjë në vitin 1904, Dali u rrit në një botë që po përqafonte avangardën dhe po i përgjigjej pasojave të dy luftërave botërore. Krijuesit e kohës së tij, si Pablo Picasso, Joan Miro dhe Andre Breton, po gjenin mënyra të reja për të shprehur veten dhe idetë e tyre dhe stilet e tyre artistike ndikuan shumë tek Dali i ri.