24 Mars, 2019 - 4:45 pm
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal në Gjakovë ka organizuar vizatimin e muraleve në dy lokacione në këtë qytet, shkruan KultPlus.
Fillimisht të rinjtë vullnetarë të kësaj organizate kanë vizatuar në repartin e pediatrisë te spitalit rajonal ‘Isa Grezda’. Beratrisa Zherka, vullnetare e kësaj organizate thotë se e tërë kjo ide ka ardhur pasi që spitalet zakonisht duken shumë të zymta dhe përmes kësaj iniciative kanë dashur ti japin pak ngjyrë të paktën këtij reparti.
Përveç Pediatrisë ku kanë vizatuar dhe ngjyrosur deri tash14 dhoma dhe korridoret, vullnetarët kanë vizatuar edhe në qytet. Murali i qytetit përçon mesazhin anti- bullizëm dhe sipas kryetarit të organizatës KVRL, Idea Zhavellit ato kanë për qëllim t’i vetëdiesojnë të rinjtë kundër ngacmimeve janë më të pranishme në shkolla.
Zhaveli tutja ka thënë se KVRL ka për synim të vazhdojë me aktivitete vetëdiesuese dhe në të mirë të komunitetit.
Murali kundër paragjykimit dhe ato të pediatrisë u realizuan nga anëtarët e klubeve Skye dhe KVRL-Gjakovë me implementim nga WorldVision dhe financuar nga GIZ./ KultPlus.com