Artisët në New Orleans me mesazhe falenderimi për punonjësit e shëndetësisë

24 Prill, 2020 - 10:28 pm

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit në qendrën mjekësore në Nju Orlins (New Orleans) janë vlerësuar në mënyra të ndryshme mirënjohje nga artistë që kanë shprehur respektin për punonjësit përmes skicave të shumta nëpër trotuare.

Korrespondetja e Zërit të Amerikës Miriama Diallo sjell më shumë hollësi, transmeton KultPlus.

Një gjest i thjeshtë që solli buzëqeshje në fytyrat e shumë punonjësve të spitalit. Leslie Miller është punonjëse në pavionin e pediatrisë në Qendrën Mjekësore Oschsner.

“Ndërsa ecën në trotuar, lexon të shkruar.. ‘Nëse po vjen në punë, faleminderit për atë që do të bësh’. Pasi ecën më tutje, lexon, ‘Ju jeni të jashtëzakonshëm”.

Leslie Miller e cila punon në pavionin e pediatrisë së spitalit, ndalon dhe lexon mesazhet shumë ngjyrëshe të lëna nga një autor i mistershëm.

“Ndërsa largohem nga puna, mesazhi lexon…’Nëse po lë punën, faleminderit, pusho e qetë’. Kushdo që e ka shkruar këtë, të ëmbëlson shpirtin. Ka shumë kuptim për mua. Është një surpirzë shumëngjyrëshe, ndërsa lë punën pas një dite të gjatë.”

Mesazhet të ngrohin zemrën, thotë teknikja e laboratorit Minerva Martin.

“Është mrekulli. Të jep shpresë.” 4/24/20 3 Nju Orlins (New Orleans) është në shtetin Luiziana, ku deri tani janë konfirmuar mbi 20 mijë raste me koronavirus.

Qendra Mjekësore Ochsner është një prej spitaleve më të mëdha të zonës. Qendra i ka tjetërsuar dhomat e zakonshme në qendra të kujdesit intensiv për të akomoduar numrin në rritje të rasteve me COVID-19. / KultPlus.com

Të ngjajshme