26 Dhjetor, 2018 - 8:00 pm
Me prejardhje nga shteti South Dakota, John Lopez është një artist amerikan i rritur në një fermë i cili transformon pjesët e makinerive bujqësore në skulptura të kafshëve.
Ai ka filluar karrierën duke gdhendur në materialet nga bronzi, ndërsa tani është i specializuar në krijimin e punimeve nga hekuri, transmeton Koha.net.
Ariu, bizoni, bualli, kuajt… artisti realizon skulptura të kafshëve me përmasa origjinale duke përdorur pjesët e braktisura të makinerive bujqësore, shkruan koha.net
Ferma e tij është 40 kilometra larg qytetit më të afërt, kështu që artisti i ripunon këto pjesë nga metali që i gjen përreth fermës dhe po ashtu furnizohet me pjesë të ndryshme prej metali edhe nga miqtë e tij për të krijuar skulptura të reja vazhdimisht.
Për më tepër shikoni në fotografitë më poshtë skulpturat e Lopezit.