7 Nëntor, 2021 - 2:33 pm
Të martën më 9 nëntor, në Galerinë ‘Ngujimi’, do të hapet ekspozita ‘Plisi’ e artistit Haxhi Gjoni.
Ekspozita e kuruar nga Naser Shatrolli përbëhet nga 7 punime, 4 portrete me plisa dhe 3 plisa pothuajse me përmasa reale të tri trevave shqiptare, shkruan KultPlus.
“Gjate kerkimit kam vrejtur se në tokat shqiptare janë bartur disa lloje plisash (qeleshe), pra po ja filloj nga jugu i Shqiperisë qe plisi është me maje më të gjatë, në Shqipërinë e mesme plisi me majë të rrafshët dhe ne pjesen veriore të shqipërisë e në Kosovë bartet plisi në formë më të rrumbullakët.” – thotë artisti Xhoni duke dhënë detaje për ekspozitën./ KultPlus.com