22 Shtator, 2020 - 3:15 pm
Për artistin kosovar Agim Salihu ekspozitat ndërkombëtare tashmë janë shndërruar në diçka të zakonshme, por përgjegjësia gjithmonë qëndron në nivelin e njëjtë, shkruan KultPlus.
Pas sukseseve të njëpasnjëshme, Salihu kësaj radhe ekspozon në ”International Graphic Exhibition” në Tokyo, Kyoto dhe Osaka.
Në këtë ekspozitë kuratoriale ndërkombëtare të grafikës kontemporane, marrin pjesë artistë të përzgjedhur nga kuratorë japonez. Kuratorët e kanë bërë përzgjedhjen e artistëve të cilët janë aktual në skenën ndërkombëtare me trendet e ndryshme të grafikës kontemporane, dhe diversitete artistike dhe kulturore.
Ekspozita është hapur në, Tokyo, Metropolitan Theatre e cila e feston tridhjetë vjetorin e veprimit dhe ekspozita tashmë është e hapur për publikun.
Pas Tokyo ekspozita do të hapet në, Kyoto, Art Zone dhe Osaka, Gallery Irohani. Ky është suksesi i radhës i artistit Agim Salihu, pas suksesit në ‘China International graphic Biennial Gunalan – Shenzhen 2019’, si i vetmi përfaqësues i Kosovës i perzgjedhur nga juria, i cili figuron në ekspozitën qendrore të Bienalës, në katalogun e bienalës, certifikatën e Bienalës, vepra e cila është në koleksionin e China Printmaking Museum, si dhe në të gjitha dokumentet zyrtare të ‘China International Graphic Biennial’.
Agim Salihu ishte shkak që të vendoset flamuri i Kosovës përkrahë flamujve të shteteve të tjera pjesëmarrëse në biennale. / KultPlus.com