1 Shtator, 2019 - 1:30 pm
Artisti Simon Berger ka duar magjike, saqë ai po krijon edhe kur për të krijuar i duhet të shkatërroj dicka tjetër. Ai ka krijuar një portret të mahnitshëm duke shkatërruar xhamin në vende të caktuara.
Jepini atij një çekan dhe një daltë dhe do të gdhend një portret xhami. “Xhami është një material që ka aq shumë potencial në art”, tha artisti Berger.
Marangozi i stërvitur filloi udhëtimin e tij artistik duke përdorur dru, por shpejti filloi të eksperimentonte edhe me materiale të tjera. Në një moment, Simon madje krijoi një portret nga një makinë llogaritëse.
Artisti fillon një pjesë me një foto të një modeli. Ai më pas skicon në një panel qelqi. Nga atje, Simon shënon pikat që nuk dëshiron të thyejë dhe ato që ai dëshiron të redaktojë pak.
Xhami më i mirë për këto projekte është diçka që nuk prishet menjëherë pasi të goditet. Si xhami i makinës. “Fytyrat njerëzore më kanë magjepsur gjithmonë”, tha artisti./21Media/KultPlus.com