Artisti nga Kosova Besnik Xhemaili, hapë ekspozitë personale në Stamboll

16 Mars, 2019 - 5:00 pm

Besnik Xhemaili, artisti nga Kosova i cili ishte edhe pjesëmarrës në Bienalin Ndërkombëtar të Grafikës në Varne të Bullgarisë, tashmë ka hapur një ekspozitë personale në Stamboll, shkruan KultPlus.

Ekspozita është mirëpritur nga të pranishmit atje, ku e pranishme ishte edhe konstullja e Kosovës Zana Berisha.

Në këtë ekspozita Xhemaili kishte ekspozuar rreth 40 piktura në teknikën e akuarelit si dhe 10 grafike në teknika të ndryshme.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 20 mars në Galerinë Kombëtare të Uskudar në Stamboll. / KultPlus.com

Të ngjajshme