8 Qershor, 2018 - 12:30 pm
Listës së shqiptarëve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) i është shtuar edhe emri i artistit të shquar shqiptar, Omer Kaleshi, njofton Portalb.mk.
“Në përputhje me ligjin dhe statutin e ASHAM-it, si anëtar i asociuar është zgjedhur Bllazhe Boev, si anëtar jashtë përbërjes së punës është zgjedhur Vlladimir Kostiq, dhe si anëtar nderi është zgjedhur Omer Kaleshi”, njoftojnë nga ASHAM-i.
Omer Kaleshi është piktor, i lindur në Kërçovë të Maqedonisë. Përveç në Maqedoni, veprimtarinë artistike Kaleshi e ka zhvilluar edhe në Greqi, Itali, Gjermani, Austri, Britani të Madhe dhe Francë. Përvoja e dija disa dekadëshe ka numëruar mbi 50 ekspozita në shtete të ndryshme, pjesa dërmuese e tyre edhe në Francë.