18 Qershor, 2021 - 10:56 pm
Në shikim të parë, punimet e Emanuele Dascanios duken sikur të ishin fotografi. Mirëpo, ky mendim ndërron sapo sheh artistin italian që merr lapsin në dorë dhe nis të vizatojë, duke shfaqur kështu aftësitë e tij të jashtëzakonshme artistike.
Portretet që ai realizon, disa prej të cilave i kanë marrë kohë deri në 780 orë për t’i përfunduar, përmbajnë një kombinim të grafitit dhe qymyrit, për të sjellë kështu kompozime hiperrealiste, përcjell KultPlus.
Dascanios shquhet për portretizim aq të detajuar sa që nuk harron të paraqesë çdo fije të flokut e çdo rrudhë, duke të dhënë përshtypjen se pamja është shkrepur nga aparati fotografik, shkruan My Modern Met.
Edhe pse puna e Dascanios është bashkëkohore, ajo përmban edhe elemente klasike. Subjektet që portretizohen nga dora e tij, ngjajnë me pikturat e Caravaggio, artistit të njohur të shekullit të 16-të.
Piktori italian Gianluca Corona, i ka mësuar atij teknikat e vajit të mjeshtrave të vjetër që punonin gjatë Rilindjes. Që atëherë Dascanio i ka përkthyer këto aftësi në vepra monokromatike që padyshim mashtrojnë syrin me saktësinë e tyre ekstreme. / KultPlus.com