19 Qershor, 2021 - 7:31 pm
“Six feet distance” e ka quajtur projektin e tij artistik që u instalua në qytetin e Franconias në New Hampshire artisti, Elis Gjoni, i cili u përzgjodh për këtë krijim mes shumë aplikimeve. Një instalacion i cili do mbetet si atraksion artistiko-turistik për këtë qytet, përcjell KultPlus.
Artisti ka thënë se projekti artistik paraqet mënyrën e re të jetës kufizuese që solli pandemia. Sipas tij kjo është vepër e cila sjell një mesazh në formën vizuale.
“Gjashtë këmbë, ose përndryshe mbani distancën! Bëhet fjalë për Covid 19 si mënyre e re e jetës disi kufizuese por e domosdoshme për të mbrojtur përhapjen e virusit. Në një mënyrë apo në një tjetër, jeta jonw ndryshoi duke e kufizuar përditshmërinë tonë. Shenjat dhe kufizimet erdhën si një rrymë e re për njerëzimin dhe në këtë zhvillim, me anë të këtij instalacioni artistik dua të kujtoj saktësisht momentet kur jemi para vetes me një ndarje në mes që synon të krijojë të padukshmen por që në realitet ndalet dhe vendos distancë. Vetë puna është më shumë konceptuale sesa e prezantuar mirë, por e kuruar në detaje dhe e qëndrueshme për ambientet e jashtme. Unë u përpoqa të sjell një vepër të gatshme për të sjellë një mesazh në formë vizuale”, ka thënë artisit.
Projekti i artistit “Six feet distance”, organizohet nga shoqata “Franconia ArtWalk”.
Elis Gjoni është një artist i arteve pamore i diplomuar ne Akademinë e arteve në Tiranë për Multimedia. Aktualisht jeton në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./ KultPlus.com