1 Mars, 2024 - 8:03 pm
Në Hotel George V Paris, në datën 2 Mars, do të zhvillohet një event i veçantë ku do të ndahen Trofetë e Javës së Modës, shkruan KultPlus.
Kjo ngjarje e mrekullueshme është organizuar nga Le Grand Dîner në bashkëpunim me Revistën ELLE.
Pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje do të jenë artistë të njohur nga fushat e ndryshme të artit, të cilët do të sjellin një frymë të re në botën e luksit dhe spektaklit.
Në këtë event, shtatë artistë të përzgjedhur do të paraqesin projektet e tyre të veçanta, duke shpalosur vlerat dhe vizionin e tyre në mënyra të bukura dhe inovative. Një nga këta artistë të përzgjedhur është Ramë Dardania.
Prania e tij në këtë ngjarje do të sjellë një kontribut të rëndësishëm në përhapjen e artit dhe kulturës shqiptare në skenën ndërkombëtare të modës. /KultPlus.com