Artistja gjermane Rosemarie Trockel vjen në Galerinë e Arteve

23 Tetor, 2017 - 9:25 pm

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ambasada Gjermane hapin në datën 24 tetor 2017, ora 18:00, ekspozitën “Rosemarie Trockel – Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhura”, të artistes së famshme gjermane, Rosemarie Trockel.

Ekspozita organizohet nga Galeria Kombëtare e Arteve, në bashkëpunim me Institutin për Marrëdhëniet me Jashtë (ifa) dhe Ambasadën Gjermane në Tiranë.
Kjo është hera e parë që kjo artiste ekspozon veprat e saj në Shqipëri.

Hapja: E marte, 24.10., ora 18:00, Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 3 dhjetor 2017

Artistja gjermane, Rosemarie Trockel, vlerësohet si një nga artistet më të famshme bashkëkohore, e cila e shpreh vështrimin e saj krejtësisht vetjak për botën me anë të objekteve, skulpturave dhe instalacioneve.

Me ekspozitën e Institutit për Marrëdhëniet me Jashtë (ifa) „Rosemarie Trockel“, Ambasada Gjermane dhe Galeria Kombëtare e Arteve i mundësojnë publikut shqiptar për herë të parë një udhëtim eksplorues në veprat e kësaj artisteje shumëdimensionale: duke nisur nga vizatimet, fotografitë, tablotë e famshme me thurje e deri tek „Malmaschine“ dhe video-instalacionet.

Skena artistike, e dominuar për kohë të gjatë nga meshkujt, e ka nxitur Rosemarie Trockel-in qysh herët për kundërvënie ndaj saj. Ajo vazhdimisht formulon pozicione kundërshtie dhe pasqyron pikëpamjen e saj si një përfaqësuese e botës së theksuar artistike femërore dhe nuk kursehet as me kritika parimore ndaj sistemit ekzistues artistik.

An Paenhuysen, historiane arti, kuratore dhe autore, do të zhvillojë në lidhje me ekspozitën një workshop mbi skenën dhe tregun e artit në Gjermani. / KultPlus.com

Të ngjajshme