6 Mars, 2019 - 4:50 pm
“Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” titullohet ekspozita e artistes italiane Valentina Bonizzi, e cila vjen si një dedikim ndaj Shqipërisë. Ne ketë prezantim, artistja sjell marrëdhënien social-politike si një binom të pashmangshëm.
Artistja Italiane Valentina Bonizzi e cila e zhvillon jetën artistike mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë vjen para publikut shqiptar me ekspozitën “ Gjendja kalimtare e ngjarjeve të mundshme” në mediumin e instilacionit dhe video artit
Artistja e ka realizuar këtë vepër në dualizëm mes gërmimit te arkivat dhe komuniteteve, vepra e Valentina Bonizzi thekson problemet e drejtësisë shoqërore duke zbuluar potencialin për demokratizim në ridefinimin artistik të praktikave hartografike.
Puna e saj shqyrton rolin e imazhit teknik në të gjitha format e tij të zgjeruara, duke marrë parasysh politikën e kohës në lidhje me hibridin, migrimin dhe mjedisin.
Ekzistencën e individit në historinë kolektive. Valentina punon me media të ndryshme si film, fotografi, arkiv.