Artistja që zbulon ngjyrat e fshehta të historisë

22 Tetor, 2018 - 11:10 pm

Marina Amaral është e specializuar në “rikthimin në jetë” të fotografive bardhezi, duke ndihmuar kështu në krijimin e një lidhjeje emocionale me historinë.

“Ngjyrat na lejojmë të krijojmë një lidhje më të thellë me njerëzit dhe subjektet që shohim, sepse jetojmë në një botë me ngjyra “, thotë artistja braziliane, Marina Amaral.

Ajo ka rikrijuar së fundmi 200 imazhe mahnitëse, duke i përdorur si pikënisje fotografitë historike bardhezi. Kthimi në ngjyra i fytyrave ikonike dhe momenteve të veçanta në histori, do të shfaqen në librin e ri, “The Color of Time” (Ngjyra e kohës).

Marina iu bashkua historianit britanik Dan Jones, për të treguar rrëfimin e më shumë se 100 viteve të historisë botërore, që nga sundimi i Mbretëreshës Victoria e deri te fillimi i Epokës së Hapësirës. Nëpërmjet hulumtimit të saktë, Marina ishte në gjendje të transformojë imazhet e vjetra sikur të ishin bërë dje.
http://www.bbc.com/culture/story/20181019-the-artist-who-reveals-the-hidden-colours-of-history
https://twitter.com/marinamaral2?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1006264819207598081&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fartistja-qe-zbulon-ngjyrat-e-fshehta-te-historise%2F
https://twitter.com/marinamaral2?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1028005458865516545&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fartistja-qe-zbulon-ngjyrat-e-fshehta-te-historise%2F

Të ngjajshme