18 Dhjetor, 2018 - 4:30 pm
Në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Berlin është hapur ekspozita e artistes Shpresa Faqi.
Me laps e letër si dhe me makinën e saj, Faqi u nis me makinë ta kërkojë të kaluarën e saj. Nga qyteti Kassel, përmes Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi deri në Kosovë. Gjatë këtij rrugëtimi, ajo njoftoi njerëz dhe vende dhe ekspozoi vizatimet e saj. Në stacionet e saj ajo shfaqi projeksionet dhe ekspozitat- fare në fund edhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
Me ekspozitën e saj në Ambasadën e Kosovës në Berlin, Shpresa Faqi e përmbyll ciklin e këtij projekti. Ekspozita e saj do të jetë e hapur për vizitorët në tre muajt në vijim.
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, hapi këtë ekspozitë duke u dëshiruar mirëseardhje mysafirëve shprehu kënaqësinë që një artiste kaq e njohur prezanton punën e saj në Ambasadë. Këshilltarja e Amasadës së Kosovës, Shota Bukoshi foli për konceptimin dhe bashkëpunimin me Shpresa Faqin kurse historianja e njohur e artit, Ursula Panhans-Buhler foli për vlerën e vizatimeve dhe ngjyrat e kapakëve të rrotave të makinës.
Pas ceremonisë së hapjes, të pranishmit e shumtë në këtë ekspozitë biseduan me artisten duke shprehur interesin për shumëanshmërinë e punë së saj.
Ekspozita e Shpresa Faqit shënon përmbylljen e aktiviteteve të shumta që Ambasada e Kosovës në Berlin zhvilloi me rastin e shënimit të 10 Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike mes Kosovës e Gjermanisë.