Artistja ukrainase frymëzon “Dior”, bashkëpunimi për shfaqjen e re të modës

5 Korrik, 2022 - 4:00 pm

Imazhet e qëndisjeve tradicionale dhe pikturave me lule zbukurojnë muret e pasarelës së “Dior” për nder të Ukrainës, ndërsa të hënën pritet të fillojë java katër ditore e modës në Paris.

Puna e artistes ukrainase Olesia Trofymenko, impresionoi stilisten Maria Grazia Chiuri, e cila këtë sezon ka krijuar një koleksion të qëndisur bazuar në modelet e Evropës Lindore. Në kohë lufte, ky bashkëpunim synon  të nxjerrë në pah “një dëshirë të madhe për rilindje” tha Drejtoresha Kreative e “Dior”, Maria Grazia Chiuri.

“E ftova këtë artiste ukrainas të punonte me mua në skenë, sepse më bëri përshtypje nga imazhet se si edhe në luftë ekziston një dëshirë e madhe për rilindje. Kështu që mendova se ishte e rëndësishme të përpiqesha të hyja në dialog me të”.

Shtëpia e modës përcjell gjithashtu një mesazh të dialogut kulturor dhe mbështetjes për një “të nesërme më të mirë”.

Artistja ukrainase frymëzon “Dior”, bashkëpunimi për

“Gjendja e shpirtit është komplekse, e turbullt, do të thosha, sepse ne kemi kaluar një kohë të vështirë për shumë vite tani, si për shkak të Covid-it, sepse ende nuk ka mbaruar, ashtu edhe lufta në Evropë që ne menduam se nuk do të shihnim. Pra, padyshim një gjendje shpirtërore që është e ndjeshme ndaj gjithçkaje që po ndodh rreth nesh në botë.”

Moda e lartë sipas stilistes Chiuri është zgjeruar më shumë drejt shërbimeve të personalizuara.

“Klientët e modës së lartë sot janë edhe më shumë se në të kaluarën, sepse në çdo rast ata që mund ta përballojnë duan gjithnjë e më shumë një shërbim të personalizuar. Ne jëmi sot edhe në vende që më parë nuk kishin njohuri për këtë lloj shërbimi, si vendet aziatike”.

“Dior” ka shënuar rritje mbresëlënëse këtë vit, pasi ka regjistruar të ardhura prej 18 miliardë eurosh në tremujorin e parë, 29% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. / Oranews / KultPlus.com

Të ngjajshme