Ashley Graham përkrah Bebe Rexhën në sulmin ndaj stilistëve të veshjeve

5 Shkurt, 2019 - 8:56 am

Muajin e kaluar ylli i popit, Bebe Rexha shpërtheu ndaj stilistëve që refuzuan ta vishnin për mbrëmjen e madhe të çmimeve Grammy.

Sipas këngëtares, stilistët nuk pranuan ta vishnin për shkak të trupit të saj me përmasa të mëdha.

Por Bebe Rexha nuk është një rast i vetëm.

Modelja e njohur Ashley Graham tha se eksperienca e këngëtares 29-vjeçare nuk është një rast unik, por është 100 për qind prezent në industri.

“Bebe është masa 8 ndërsa unë jam masa 14-16. E ndjeva dhe e kam ndjerë dhimbjen e saj për mjaft kohë. Është shumë e trishtueshme ta dëgjosh këtë sepse ndodh gjatë gjithë kohës. Por kur e dëgjon në mediat sociale, të përplaset në fytyrë”, është shprehur Graham. “Unë e di zemërimin që ndjen kur të refuzojnë të veshin”, shtoi modelja.

Për pothuajse dy dekada, Graham është munduar të përfshijë në industrinë e modës jo vetëm modelet e dobëta por edhe ato të kolme./oranews/KultPlus.com

Të ngjajshme