Austria thërret artistët nga Kosova e Shqipëria për programin e KulturKontakt

9 Gusht, 2017 - 4:27 pm

Shteti austriak ka hapur thirrjen për artistë të interesuar të jenë pjesë e rezidencave artistike në kuadër të KulturKontakt.

Programi Artists in Residence mirëpret edhe artistët shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria, për aplikim për qëndrim nga 1 deri në 3 muaj në Vjenë.

Artistët e artit pamor, shkrimtarët, fotografët artistikë, kompozitorët dhe përkthyesit mund të aplikojnë për të qëndruar në Vjenë, në rezidencën artistike e cila mbulon shpenzimet e qëndrimit dhe ka për qëllim të ndihmojë artistët që ata të mund të inspirohen dhe të krijojnë diçka të re, e poashtu edhe të njoftohen me jetën kulturore në këtë qytet, shkruan KultPlus.

Deri me 18 shtator të këtij viti, artistët mund të aplikojnë në këtë program në të cilin kanë përfituar ndër vite shumë artistë. Rezidencat e tilla artistike mundësojnë largim nga angazhimet ditore për artistët dhe përqendrimin në vetëm këtë rezidencë.

Për më shumë informata klikoni këtu, për të qenë pjesë e këtyre rezidencave artistike të cilat i mundojnë artistëve të punojnë por edhe të krijojnë kontakte me botën kulturore në Austri. / KultPlus.com

Të ngjajshme