Autostrada Biennale pritet ta shndërrojë Prizrenin në një galeri të hapur për publikun

17 Korrik, 2019 - 4:07 pm

Autosrada Biennale është në finalizimin e përgatitjeve për edicionin e dytë që do të mbahet në Prizren, duke filluar prej 21 Korrikut deri më 21 Shtator. Sot u mbajt konferenca e këtij eventi, ku të pranishëm ishin organizatorët Leotrim Fishekqiu, Vatra Abrashi dhe kuratori Curator Giacinto Di Pietrantonio.

Vatra Abrashi potencoi se Autostrada Biennale do të mbledhë artistë nga brenda dhe jashtë vendit ku me aktivitetet e tyre do ta shndërrojnë Prizrenin në një Galeri të hapur për publikun. Po ashtu ajo lajmëroi se në këtë event përpos shumë ngjarjeve do të ketë edhe shumë ekspozita që do të mbahen. Menjëherë pas hapjes së ekspozitës do të shoqërohet konferenca ndërkombëtare, ku artistët dhe të ftuarit e tjerë special do të jenë të pranishëm në konferencë, ku do të trajtohen tema të ndryshme me interes dhe pjesëmarrësit mund të jenë më afër me publikun për të diskutuar e informuar rreth Autostradës Biennale.

Leotrim Fishekqiu paralajmëroi edhe dy surpriza në kuadër të Autostradës Biennale, nënkulmi i Gjimnazit dhe ish-burgu, të dyja këto me lokacion në Prizren, do të përdoren për ekspozitë. Lokacionet tjera ku do të mbahen ekspozitat janë Stacioni i autobusëve, kalaja e qytetit, e disa shtëpi të vjetra. Si pikëtakim ku do të shiten biletat e ku pjesëmarrësit do të informohen më shumë rreth ekspozitës do të jetë mbi lumin e Prizrenit, pra, në Ishujt e Gjelbërt.

Giacinto Di Pietrantonio u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin e tij me një festival të Kosovës, që i kushtohet artit. Ai po ashtu potencoi se artistët ndërkombëtar që do të jenë pjesë e Autostradës Biennale janë mjaft të njohur. / KultPlus.com

Të ngjajshme