29 Janar, 2018 - 1:50 pm
Galeria Kombëtare e Kosovës, në kuadër të programit publik të ligjëratave të martën më 30 janar, një ligjëratë të tillë do e mbajë kuratori Avi Lubin nga Izraeli, shkruan KultPlus.
Prezantimi mbahet në dhomën për konferenca të GKK, më 30 Janar në orën 18:00.
Avi Lubin do të prezantojë punën e tij mbresëlënëse si kurator, mësimdhënës dhe publicist. Njëkohësisht publiku në Kosovë do të informohet për trendet e artit bashkëkohor në Izrael. Pas prezantimit, ai do të përgjigjet në pyetje dhe do të bashkëngjitet në koktejin joformal./ KultPlus.com