Banksy humbet logon e famshme “Hedhësi i luleve”

18 Shtator, 2020 - 10:32 pm

Artisti britanik, Banksy ka humbur të drejtën e logos dalluese të grafitit të tij të famshëm “Hedhësi i luleve”, sepse anonimiteti i tij do të thotë se ai nuk mund të identifikohet zyrtarisht si autor i tij.

Ky gjykim nga Zyra e Pronës Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO), me qendër në Spanjë, ka të bëjë me një nga veprat më të famshme të Banksy-t, që u shfaq në një mur në Jeruzalem në vitin 2005.

“Është e qartë se kur Banksy paraqiti kërkesën në BE për logon, ai nuk kishte ndërmend ta përdorte veprën për të tregtuar mallra ose për të ofruar shërbime”, tha EUIPO, në vendimin e tij.

“Problemi i paraqitur nga të drejtat e Banksy-t mbi veprën “Hedhësi i luleve” është i qartë: mbrojtja e të drejtave të tij të pronësisë intelektuale do të kërkonte që ai të humbiste anonimitetin e tij, gjë që do të dëmtonte karakterin e tij, prandaj ai nuk mund të identifikohet si pronari i qartë i punëve të tilla”, specifikon teksti, transmeton KultPlus.

Vepra përfaqëson një protestues të maskuar, që bëhet gati të hedhë një tufë lulesh. / KultPlus.com

Të ngjajshme