17 Prill, 2020 - 1:15 pm
Këto ditë, pasi që shumë qytete janë në karantinë, vështirë se mund ta gjesh dikë në rrugë – këtu përfshihen edhe artistët e rrugës.
Si të gjithë të tjerët, edhe Banksy po punon nga shtëpia. Vepra e tij e fundit supozohet të jetë bërë në banjën e tij. Në llogarinë e tij në Instagram të mërkurën, ai postoi pesë fotografi të një instalacioni që përshkruan minjtë duke luajtur me pasqyrën e banjës, shkelin në paste të dhëmbëve, urinojnë dhe hargjojnë letrën e tualetit. Në pasqyrë duket edhe miu tjetër që numëron ditët duke vizatuar me buzëkuq.
Në përshkrimin e tij në këtë rrjet social thuhet se “Gruaja ime e urren faktin kur punoj nga shtëpia”.
Sipas “Sotheby”, artisti shpesh përfshin minjtë në punën e tij sepse, ashtu si natyra e artit në rrugë, kafshët janë “të zymtë, të dekurajuar dhe tinëzarë”. “Lidhja mes miut dhe artit sugjeron që të dyja janë forca të papërballueshme që janë të pamundura për t’u vulosur megjithatë ekzistojnë përpjekje për t’i zhdukur ato”, thuhet në përshkrim nga kjo faqe. / KultPlus.com