Bienalja e Artit të Venecias 2024 do të fokusohet tek ‘të huajt’

23 Qershor, 2023 - 11:48 pm

Edicioni i 60-të i ‘’Bienales së Artit të Venecias’’, i cili do të nisë në prill 2024, do të fokusohet kryesisht në temat e migrimit, mërgimit dhe përvojës së “huaj”.

Prandaj, titulli i ngjarjes në qytetin verior italian është “Stranieri Ovunque –(Të huajt kudo) deklaroi kuratori Adriano Pedrosa dhe presidenti i Bienales Roberto Cicutto.

‘’Të qenit dhe të ndjehesh si i huaj do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë event’’, sipas organizatorëve.

“Kudo që të shkosh dhe kudo që të jesh, gjithmonë do të takosh të huaj. Ata/ne jemi kudo. Pavarësisht se ku je, në thelb je gjithmonë një i huaj”, theksoi Pedrosa, i lindur në Brazil.

Titulli kujton një seri skulpturash të filluara në vitin 2004 nga kolektivi parizian dhe palermitan Claire Fontaine, i cili shpiku sloganin “Të huajt kudo”.

Është gjithashtu emri i një kolektivi torinez që luftoi kundër racizmit në Itali në fillim të viteve 2000.

Ekspozita e artit do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024 në Venecia. /KultPlus.com

Të ngjajshme