Biografi i Donald Trump rikthen historinë e çuditshme për një pikturë të rreme të Renoi

24 Tetor, 2017 - 3:47 pm

Një gazetar dhe autor ka kthyer përsëri tregimin rreth asaj se si dikur Donald Trump u përpoq ta bindte atë se ai kishte një pikturë origjinale Renoir, shkruan The independent, përcjellë KultPlus.

Vite më parë Tim O’Brien, i cili derisa shkroi librin “TrumpNation: Arti i të qenit Donald”, e shoqëroi manjatin e atëhershëm të biznesit në avionin e tij privat për një intervistë.

Duke folur për Vanity Fair, O’Brien shpjegoi se avioni ishte zbukuruar siç edhe do ta imagjinonit. Në një mur ai zbuloi një pikturë të dy vajzave të reja, njëra me kapele portokalli dhe tjetra me një mbulesë me lule, në stilin impresionist të Renoir.

O’Brien e kishte pyetur Trumpin rreth pikturës: “A është origjinale?” Ndërsa Trump ishte përgjigjur se është një pikturë origjinale , O’Brien nuk ishte pajtuar edhe pse Trump protestonte se “Po, është origjinale”.

“Donald, nuk është”, tha O’Brien. “Unë u rrita në Çikago, e di se Renoir quhet “Dy Motra në terrace” dhe është e varur në një mur në Institutin e Arteve të Çikagos. Kjo nuk është një vepër origjinale”.
Trump me sa duket nuk pajtohej, por O’Brien iu shmang temës dhe vazhdoi intervistën, duke menduar se nuk do të diskutohej më.

Megjithatë, hipja përsëri në aeroplan për t’u kthyer në New York City, O’Brien thotë se Trump vuri në dukje sërish pikturën. Sikur biseda e mëparshme të mos kishte ndodhur kurrë, ai kishte thënë: “Ju e dini, kjo është Renoir origjinale”. Në këtë rast O’Brien zgjodhi të mos reagonte.

Vite më vonë, kur Trump u bë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, O’Brien thotë se ai e vuri re që gjatë një interviste të tij të parë si president i zgjedhur shihej piktura e varur në sfond . Ndërsa piktura përsëri mund të shihet në sfond në një intervistë tjetër me Zonjën e Parë Melania Trump.
Piktura origjinale është, sigurisht, e ekspozuar në Institutin e Artit të Çikagos dhe shfaqet në arkivin e saj në internet. Ajo u përfundua nga Renoir në 1881 dhe u punua në të njëjtën vend si një tjetër nga pikturat e tij të njohura.

“Dy motrat” u shit në vitin 1925 në Annie S. Coburn për 100,000 dollarë dhe ndërsa u vendos në galeri pas vdekjes së saj, ku aty vazhdon të jetë që nga viti 1933.

O’Brien tha se kjo është një histori emblematike për mënyrën se si Trump “beson gënjeshtrat e tij në një mënyrë që zgjat për dekada”.

“Ai mendon se mendimi i tij është arbitri përfundimtar i asaj se çka që është e vërtetë dhe çfarë nuk është”, vazhdoi ai, “dhe është një nga arsyet pse ai është kaq i rrezikshëm”./ KultPlus.com

Të ngjajshme