24 Qershor, 2020 - 9:14 am
Prishtinës i është shtuar një dyqan me finesë të lartë. Duke dashur të bëjë diferencën dhe të sjell një linjë ndryshe dhe shumë më të veçanta nga ato që jemi mësuar t’i shohim zakonisht. Këtë linjë e sjell blogerja e njohur dhe tashmë biznismenja, Tea Belegu.
Tea thotë se që e vogël ka filluar të merret me dizajn, në fillim duke e konsideruar në hobi e më vonë filloi t’i kthehet në një dashuri të cilës ju përkushtua deri sa mori guximin të sjell edhe linjën e saj të titulluan Tea Belegu.
Meqenëse një ëndërr e vjetër, Tea tregon se arsyeja e hezitimit deri tani ishte frika që nuk do mund ta prodhojë kualitetin dhe origjinalitetin që e dëshiron, por ajo thotë se me shumë mund dhe përkushtim çdo gjë është e mundur!
Shumica e dizajneve të saj janë unike, vetëm një në treg dhe Tea thotë që janë të punuara për ata të cilët dëshirojnë që veshja e tyre të jetë speciale dhe të dallojë nga të gjithë!
Dyqani “Tea Belegu” gjendet në Prishtinë, Rr. “Fehmi Agani” (te kafet e vogla). / KultPlus.com