15 Nëntor, 2019 - 3:05 pm
Qendra për Studime të Avancuara FIT është duke shënuar Javën kundër bulizmit (11-15 nëntor) dhe Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës (16 nëntor) në disa shkolla fillore të mesme të ulëta të komunës së Ferizajt, shkruan KultPlus.
Kjo Qendër ka prezantuar disa nga punimet e bëra nga nxënësit e shkollës “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër në Ferizaj, në lidhje me temën e bulizmit, ngacmimit online dhe tolerancës.
“Bulizmi, qoftë ai verbal, fizik apo online, ka një ndikim shumë të madh në jetën e fëmijëve deri edhe në moshën e rritur. Duke bërë ndryshime të vogla, ne mund t’a ndërprejmë këtë cikël dhe të krijojmë një ambient të sigurtë për të gjithë. Këto vizatime të bëra nga fëmijët janë edhe një dëshmi se sa e rëndësishme është toleranca në jetën tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Ky aktivitet është mbështetur nga programi #BRICK i themeluar dhe implementuar nga Community Development Fund – CDF në partneritet me Qendrën për Studime të Avancuara FIT./KultPlus.com