31 Gusht, 2022 - 8:00 pm
Është sfondi i parazgjedhur për Microsoft Windows XP, një nga pamjet e cila njihet nga pothuajse çdo përdorues i kompjuterit, përcjell KultPlus.
Kjo fotografi e njohur me emrin “Bliss”, është shkrepur nga fotografi Chuck O’Rear.
21 vite më parë, O’Rear u pozicionua para një kodre të gjelbër të Sonama, ku kapi këtë pamje.
“Unë së shpejti po i mbush shtatëdhjetë e gjashtë vite jetë dhe çdo ditë e më tepër e kuptoj se sa shumë rëndësi ka pasur fotografia “Bliss” e Microsoft-it në jetën time. Si krijues i fotografisë më të shikuar në histori, unë kam gëzuar çdo minutë të famës”, ka thënë fotografi O’Rear.
Charles O’Rear fillimisht e kishte dërguar këtë fotografi në Corbis në vitin 1996, dhe më pas Microsoft kishte blerë të drejtat e fotografisë në vitin 2000. / KultPlus.com