19 Prill, 2018 - 1:20 pm
Galeria Kombëtare e Kosovë më 24 prill me fillim nga ora 19:00, hapë ekspozitën e çiftit bullgar Todor Todorov me “Skulptura elementale” dhe Daniela Todorova me “Inovacionet në letër”, përcjell KultPlus.
Ekspozita e Fondacionit AMATERAS është përkushtuar Presidencës së Bullgarisë së Këshillit të Evropës gjatë 2018.
Projekti është krijuar së bashku me Ministrinë e punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë dhe Ambasadës Bullgare në Helzinki.
Koleksioni përbëhet nga dy drejtime në të cilat autorët Daniela Todorova dhe Todor Todorov punojnë me vite të tëra dhe kanë lënë një përshtypje të qëndrueshme jo vetëm në artin bashkëkohor bullgar, por edhe kanë kontribuar në zhvillimin e artit botëror dhe dialogut ndërkulturor midis Bullgarisë dhe një numër vendesh të udhëhequr nga Finlanda.
Ekspozita e paraqitur synon të tregojë dy fusha në të cilat Bullgaria ka kontribuar për zhvillimin e kulturës evropiane – risi për hapësirë urbane me një vështrim në të ardhmen dhe gjuhës simbolike e përdorur në shekuj skemash heraldike në ditët e sotme në Evropë dhe në mbarë botën./ KultPlus.com