Cili prej politikanëve do të ketë guximin të vijë në ekspozitën e Yllka Letit

27 Janar, 2021 - 1:46 pm

KultPlus organizon ekspozitën shitëse “Kjo ekspozitë nuk është e zakonshme, kjo ekspozitë është e jashtëzakonshme”, ku do të prezantohen pikturat e vajzës së re Yllka Leti, të cilat ajo i shet që një kohë të gjatë, për të siguruar terapinë e saj mujore në vlerë prej 1700 eurove, pasi që e njëjta është e diagnostikuar me sëmundjen Fibroza Cistika, shkruan KultPlus.

Për të futë barnat e saj në listën e barnave esenciale ka pas disa herë negociata dhe premtime nga politikanët dhe udhëheqësit nëpër vite, por një gjë e tillë nuk është realizuar deri tani, dhe Yllka Leti edhe më tutje siguron terapinë e saj nëpërmjet artit të saj.

Yllka Leti është shndërruar zëri i shumë fëmijëve që vuajnë nga e njëjta sëmundje, por që dorën e shtetit këto familje akoma nuk e kanë ndjerë.

KultPlus organizon këtë ekspozitë shitëse të kësaj artisteje të re, dhe kjo ngjarje kulturore mbahet prej orës 17:00 në hapësirën e KultPlus Caffe Gallery. Në këtë ngjarje janë ftuar edhe krerët e partive të Kosovës, që të jenë të pranishëm dhe të shohin për së afërmi ballafaqimin e kësaj vajze, e cila në vend se të krijonte për pasion, ajo detyrohet të krijojë që të shes pikturat për sigurimin e terapisë së saj./ KultPlus.com

Të ngjajshme