15 Qershor, 2022 - 2:55 pm
Në një ceremoni të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, Ministria e Kulturës ka ndarë sot Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi”, shkruan KultPlus.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Muslim Mulliqi” këtë vit ju nda akademik Rexhep Ferrit.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë edhe Ministri Hajrulla Çeku.
Gjithashtu, gjatë kësaj ceremonie ishte paraparë të ndahet edhe çmimi vjetor për të arriturat në fushën e artit pamor por nga MKRS kanë konsideruar që nuk ka pasur mjaftueshëm konkurrencë për ndarjen e këtij çmimi. / KultPlus.com