13 Tetor, 2017 - 8:31 pm
Sonte është hapur edicioni i pesëmbëdhjetë i ekspozitës Ndërkombëtare të Fotografisë ‘Gjon Mili’, ku edhe është shpallur fituesi i Çmimit Gjon Mili, shkruan KultPlus.
Juria e përbërë nga: Eleni Laperi, Vahida Nimanbegu dhe Afrim Spahiu, kanë bërë zgjedhjen e fituesit.
Artisti kosovar Dardan Zhegrova është shpallur fitues i këtij edicioni.
Dardan Zhegrova është një prej fituesve të çmimit “Artistët e së nesërmes”. Dardani së fundmi ka marrë pjesë në panaire të rëndësishme të artit në Evropë, ndërsa e pret një rezidencë e rëndësishme në një kontinent tjetër. Zhegrova para pak ditësh hapi ekspozitën “Rosehip” bashkë me Lola Sylaj, në Prishtinë. / KultPlus.com