9 Mars, 2018 - 5:30 pm
“Meeting of Styles Kosova” vjen me edicionin e dytë në muajin maj, duke e rikthyer Rrugën B në Prishtinë, në një vend krejtësisht tjetër, shkruan KultPlus.
“Meeting of Styles Kosova” tashmë ka hapur thirrje për artistë të ndryshëm të cilët dëshirojnë që të marrin pjesë në ngjyrosjen e murit. Të gjithë ata që dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij edicioni duhet që të dërgojnë një e-mail me disa punë të tyre në adresën: [email protected].
Edicioni i dytë i këtij festivali përveç që do të sjellë artistë të ndryshëm grafik, do të ia ndryshojnë përsëri pamjen kësaj rruge. Në këtë edicion mendohet që të mbushet me grafite edhe pjesa lartë e rrugës duke mbuluar kështu në total një mur 1 kilometër, të gjatë.
Meeting of Styles Kosovo vitin e kaluar solli artistë edhe nga jashtë Kosova për të zbukuruar këtë pjesë të qytetit me grafite të cilat edhe sot i japim dukje më të mirë dhe të freskët kësaj pjese të frekuentuar të kryeqytetit. Edicioni i dytë i “Meeting of Styles Kosova”, nisë më 18 maj dhe do të zgjasë deri më 20 maj në Rrugën B, në Prishtinë./ KultPlus.com