1 Mars, 2025 - 10:54 pm
Një linjë kohore e koleksionit të fotografëve të Dinastisë Maurbi shfaqet në Galerinë e Artit të Tiranës. Imazhet që sjellin qytetin, shtetin dhe personazhet, dëshmojnë të shkuarën dhe pasurinë e madhe kulturore
Imazhi i fundit i Gjergj Fishtës, ndërsa kishte marrë udhën e amshimit, me sytë e mbyllur shfaqet i fiksuar nga Marubi në një ekspozitë që tregon 100 vitet e studios fotografike shqiptare. Nga Muzeu Kombëtar i Fototografisë në Shkodër, ekspozita vjen në Galerinë e Artit në Tiranë për të treguar historinë e një dinastie që fiksoi imazhet e një qyteti, parinë e një qyteti dhe dokumentoi emra e kohë, familjet e mëdha dhe skamjen e madhe, artin e kulturën dhe lamtumirën e personazheve si Gjergj Fishta me maskën e tij të vdekjes.
“Maskën e vdekjes së Fishtës, poetit komëbtar fotografi që e realiazon Gegë Marubi, në vijim e një tradite familjare, dhe në vijim të marrëdhënieve të ndërtuara me studion, ku Fishtën e gjejmë në një sërë imazhesh, që nga rinia e tij deri në atë të fundit, ku është ky imazh”.
Në 160 vite histori, studio që tani përbën thesarin e një muzeu kombëtar, ka meritën e përcjelljes së riteve dhe monumenteve.
“Te Marubi gjejmë format më të para të dokumentimit të trahsgëimisë kultutrore. Këtë e them nga raporti që Gegë Marubi krijon me At Zef Valentit me të cilin dokumentojnë kalatë dhe objektet e çmuara si edhe objektet e muzeut të parë të jezuitëve të Shkodrës, që janë dokumentuar falë marrëdhënies që kishte studio Marubi me ruajtësit e trashëgimisë”.
Ekspozita përfshin imazhe të Pjetër, Kel dhe Gegë Marubit është kuruar nga kuratorja e Muzeut të Fotografisë së Amsterdamit, Kim Knoppers dhe vjen në të njëjtën përmbajtje siç ëshët shfaqur në Amsterdam më 2016./balkanweb/ KultPlus.com