Dior dërgoi feminizmin e viteve të 60-ta, drejt brezit të ri në Paris

2 Mars, 2018 - 2:30 pm

Pikërisht këtë vit në pasarela janë parë më shumë detaje dhe veshje me elemente ‘tomboy’. Kurse në vëmendjen e të gjithëve ishte një pulover me mbishkrimin ‘Jo, Jo, Jo dhe Jo’, në të, përcjellë KultPlus.

Maria Grazia Chiuri, dizajnerja e parë femër në markën ChristianDior, ka një ide specifike mbi rolin e saj në valën e feminizmit. “Puna ime si dizajnere është krijimi i veshjeve, me të cilat gratë dëshirojnë që të portretizojnë vetën”, është shprehur ajo për The Guardian, pas shfaqjes së saj në kuadër të Javës së Modës në Paris. “Ne duhet ti dëgjojmë gratë, të dëgjojmë çfarë vizioni kanë tani, gjeneratat e reja”.

Pasarela për shfaqjen e fundit ishte mbuluar me slogane për fuqizimin e grave. Kurse tema për këtë sezon kishte ardhur pasi që Grazia Chiuri kishte vizituar ekspozitën ‘It’sJust a Beginning’, një ekspozitë që shtjellon vitin 1968. Kurse me tu kthyer në Paris, ajo kishte kërkuar nëpër arkivat e kompanisë Dior dhe kishte gjetur fotografi të atij viti. Në një foto ishte një vajzë e re që qëndronte para një dyqani dhe mbante një pllakate “mbështetni minifundet”, një ftesë kundër fustaneve të gjata të dizajnuesit Marc Bohan.

Ajo më pas ka zbuluar se përgjigja e Marc Bohan ishte prezantimi i linjës MissDior. “Mendova qëishte shumë interesante që dizajnerët i kanë dëgjuar gratë. Madje, mendoj se ka diçka të ngjashme tani me vitin 1968. Ky është një moment tjetër ku gjërat po ndryshojnë”./KulPlus.com

Të ngjajshme