16 Tetor, 2018 - 10:20 pm
Disenjatorja e njohur kosovare, Yllka Brada sukseset i ka të pashmangshme. Ato vijnë një pas një, jo pse mund të jetë një vajzë me fat, por sepse ajo punon shumë për t’i arritur këto suksese të cilat i vijnë si dhuratë në momentet më të mira, shkruan KultPlus.
Sukseset e saj jashtë territorit të Kosovës janë ato që e bëjnë Bradën një emër të njohur dhe të vlerësuar edhe jashtë vendit.
Një i tillë sukses sapo ka arritur tek Brada. Ajo përmes rrjetit të saj socil Facebook ka njoftuar së është fituese e çmimit ‘Step forward award/Ethnical and slow fashion’ në Javën e Dizajnit BIG SEE degën Fashion Design Awards në Slloveni – Ljubljanë.
Por, Brada nuk ka arritur të jetë prezente në marrjen e çmimit kjo për arsye të vizës.
“Edhe pse për momentin jam në shtrat dhe spo ndihem mirë, jom shumë e lumtur që në këto momente në Slloveni-Ljubljanë morra një super çmim në javën e dizajnit BIG SEE degën Fashion design awards. Morra çmimin Step forward award/Ethnical and slow fashion.
Për mu ishte e pamundur të jem prezente sonte në këtë event, për arsye të vizës ku ishte e pamundur ta merrja vizën nga ambasada Sllovene brenda disa ditëve.
Shpresoj që sa më shpejtë do të mund të udhëtojmë lirshëm e ta prezantojmë Kosovën qysh kemi qef.”, është shprehur Brada KultPlus.com