15 Tetor, 2018 - 3:30 pm
Dizajneri i njohur Izet Curri që ka tashmë një karrierë të dëshmuar në fushën e dizajnit, së fundmi është përblyer me çmimin “Inspirational Visionary Award 2018” në Slloveni, shkruan KultPlus.
Çmimi është dhurohet nga Zavod Big për njerëzit që e pasurojnë dhe frymëzojnë botën e krijimtarisë kreative dhe përpiqen që të ecin përpara duke zgjeruar kufijtë e dizajnit ndërsa ndihmojnë në nxitjen e mjedisit krijues në rajonin e Evropës Juglindore.
Aktivitetet e tyre përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në rolin e dizajnit në rajon, dhe për shkak të përpjekjeve të tyre, dizajni i Evropës Juglindore është vënë në hartën e arritjeve më të mëdha të dizajnit.
“Ne të gjithë jemi të tronditur emocionalisht dhe thellësisht të ndikuar nga puna krijuese e këtyre liderëve vizionarë që ndezin pasionet tona dhe na orientojnë në drejtimin e duhur për të nxjerrë më të mirën nga vetja”, shkruhet në njoftim.
Izet Curri, një stilist i mahnitshëm, një dizajner kostumesh dhe një ligjërues me një karrierë 37 vjeçare në Akademinë e Masterit Francais, pas karrierës së tij të shkëlqyer në Paris, ka krijuar edhe dy shkolla, një në Kosovë dhe një në Shkup: “Design Factory” dhe ” Instituti Ndërkombëtar i Dizajnit të Modës “Izet Curi” “. Ai do të dëshironte të ndryshonte kushtet në industrinë e modës të kësaj pjesë të Ballkanit. Ai mendon se është e turpshme që vendet me potencial e më shumë talent nuk janë në gjendje ta zbulojnë kapacitetin e talentëve që kanë. Ai mendon se në Evropën Juglindore ka industri, por nuk ka modë. Ndikimi i modës, domethënë, rrjedh gjithmonë nga vendet më të fuqishme si Franca, Italia ose Anglia./ KultPlus.com