Donacion nga gjenerata e maturës së vitit ‘89 për Yllka Letin

4 Tetor, 2019 - 7:58 pm

Dy javë më parë në Prishtinë u mbajt Mbrëmja e Maturës, përndryshe 30 vjetori i maturës i gjeneratës ’89, të gjitha shkollat e Prishtinës. Gjatë organizimit të kësaj mbrëmje u vendos që paratë e mbetura gjithsej 700 euro të jepen për bamirësi.

Nga grupi organizativ u vendos që ato para ti jepen vajzës së vogël Yllka Letit e cila vuan nga Fibroza Cistike për t’i ndihmuar sadopak. Yllka është e njohur për zgjuarsinë dhe gatishmërinë e saj, për idenë e saj që të merret me pikturë dhe duke i shitur ato t’i ndihmojë vetes dhe familjes për shërimin e saj.

Dhe Yllka si shenjë falënderimi ju dhuroi një pikturë kësaj gjenerate të artë. Ata, Matura’89 me ideator Bekim Ismaili Kutleshi – Abuja, Bukra Bajramin dhe Arbana Hajrdinaj vendosën që këtë pikturë ta qesin në ankand brenda grupit të tyre Matura’89 për dy ditë me radhë. Pas një loje të gjatë të pjesëmarrësve maturantët Edona spahiu, Adrian Zylfiu –Laki, Lekë Gjinali dhe Bekim Kutleshi –Abuja i ofruan së bashku edhe 1000e të tjera për ndihmë Yllkës.

Në lojën e ankandit morën pjesë edhe shumë shokë e shoqe tjera të gjeneratë. Pas kësaj pasuan edhe Drita Sadiku, Nora Dedi, Shema Berisha, Mustaf Gashi dhe Enver Beha ku Yllkës ju mblodhën plotë 1400E të cilat ju dorëzuan sot në Caffe Papillon në ora 16.00h, kurse piktura e Yllkës dhuruar Gjeneratës ’89 do të ekspozohet në murin e Caffe Papillonit dhe do të jetë në shitje me çmimin minimal 500 euro dhe paratë e shitjes do t’i jepen prapë Yllka Letit.

Yllka Letit iu mblodhën plote 2100 euro nga kjo gjeneratë. /KultPlus.com

Të ngjajshme