30 Prill, 2020 - 11:50 pm
“Duart që luten” është një trajtësë e tjetërllojtë, e aplikuar nga Albrecht Dürer, një vizatim delikat dhe shumë korrekt në aspektin anatomik, realizuar mbi një letër ngjyrë blu.
Vizatimi rreket të tregojë jo vetëm pozicionin final të aktit të lutjes, por edhe vetë pozicionin e besimtarit, animin e ndrojtur në të djathtë, tregues ky i një devocioni që mëton tension dhe përjetim. Palimi i duarve, tendosja e tendinëve dhe shpalimi i detajuar i gjithë veprimtarisë fizike gjatë aktit të lutjes, fokusuar vetëm te gjymtyrët, janë në vetvete elementi përcaktues dhe më domethënës i besimtarit në tërësi dhe mishërimit që mëton.
Në rastin konkret, Dürer, “Duart që luten” ia dedikon një apostulli, koka e të cilit në 18 punët e skicuara është ravijëzuar dhe është ndarë qëllimisht prej tyre, duke ardhur dhe duke u njohur si e vetme.
Njohja e parë publike e “Duart që luten” ishte në vitin 1871, kur ajo është paraqitur në Vjenë.
Albert Vataj /KultPlus.com