21 Maj, 2018 - 2:00 pm
Për tri ditë me radhë, në Rrugën B u mbajt festivali “Meeting of Styles”, ku morën pjesë mbi 100 artistë nga vende të ndryshme të botës.
Ky festival po mbahet për herë të dytë me radhë, me qëllim të transformimit të hapësirave publike brenda Komunës së Prishtinës përmes artit.
“Falënderojmë të gjithë të angazhuarit në këtë projekt, me theks të veçantë Qendrën për Zhvillimin e Artit – Q’Art”, thuhet në njoftimin e komunës./ KultPlus.com