28 Korrik, 2017 - 3:42 pm
Në Muzeu nacional në Abixhan – Bregu i Fildishtë, sot do të hapet ekspozita e artistëve pjesëmarrës në Lojërat e Frankofonisë, përcjellë KultPlus.
Pjesëmarrja në këtë ekspozitë është e nivelit garues, kurse Republika e Kosovës, në këtë ekspozitë, përfaqësohet në dy kategori , në kategorinë e pikturës nga artistja Jeta Kalaveshi, dhe artisti Armend Nimani në kategorinë e fotografisë.
Në garën për pikturë janë seleksionuar 20 artistë, ndërsa në garën për fotografi janë seleksionuar 30 artistë.
Organizimi i të gjitha procedurave të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në këtë ngjarje kulturore dhe sportive, është bërë nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / KultPlus.com