31 Janar, 2019 - 11:20 pm
Më datë 3 Shkurt, në kryeqytet vjen një aktivitet shumë atraktiv, nikoqir i të cilit do të jetë piktori i njohur Kosta Zhonga, shkruan KultPlus.
Artisti ka përgatitur një pikturë e cila është e ndarë në 32 pjesë (në formën puzzle) ku secila prej këtyre pjesëve do të ngjyrosët nga fëmijët dhe si përfundim, të gjitha këto pjesë do të formojnë një pikturë me madhësinë 140 cmm – 200 cmm. Kjo pikturë do të ekspozohet në hapësirën e librarisë për tu bërë pjesë e përhershme e saj.
Ky aktivitet do të mbahet ditën e diele më 3 Shkurt nga ora 12:00 – 14:00 në Librarinë “Dukagjini”, në Prishtinë./ KultPlus.com