1 Shkurt, 2024 - 3:30 pm
Një vepër e artistit britanik, David Hockney që nuk është parë në publik prej më shumë se 40 vitesh, pritet të shitet në ankand për 20 milionë dollarë.
Piktura e titulluar “California” që tregon 2 figura të zhveshura në një pishinë të hapur është mbajtur në koleksionin privat të 86-vjeçarit, Hockney. Piktura, e parë për herë të fundit në publik në vitin 1979, është një pikë kryesore e shtëpisë së ankandit Christie’s “Shekulli 20/21: Shitjet e mbrëmjes në Londër” që do të mbahet më 7 Mars.
“Ky është një nga shembujt më të hershëm të pikturave të Hockney-t në pishina”, tha për Reuters, Tessa Lord, një specialiste e shtëpisë së ankandit.
Në vitin 2018, pjesa e Hockney-t e vitit 1972 “Portreti i një artisti” u shit për 90.3 milionë Dollarë, duke vendosur një rekord në atë kohë për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një vepër të një artisti të gjallë. “California” do të jetë pjesë e një ekspozitë turne në Paris dhe Nju Jork muajin e ardhshëm përpara se të kthehet në Londër për të dalë në ankand./ KultPlus.com