12 Dhjetor, 2019 - 9:04 pm
“E shkuara e pakryer”, është ekspozita e hapur në përkujtim të zhdukurve gjatë diktaturës komuniste. Familjarë të atyre që humbën jetën gjatë terrorit komunist dhe viktima të diktaturës shqiptare, rrëfejnë historitë e tyre.
Aktori Mirush Kabashi është një prej atyre që prej 18 vitesh kërkon dajën, Skënder Çelën, të pushkatuar pa gjyq në dhjetor të vitit 1946. Edhe pse gërmimet nisen, e zgjaten në kohë, Kabashi nuk ka mundur të gjej eshtrat por nuk është dorëzuar. “Gjyshen e internuan, mua më hoqën nga teatri sepse nuk kisha deklaruar dajën e pushkatua.
Doli e vërteta që ai është hedhur si mijëra të tjerë në një gropë. Ende viktimat bërtasin, nuk i ka dalë e drejta pas 35 vitesh”. /KultPlus.com