21 Tetor, 2017 - 11:00 am
Kjo foto u bë shumë popullore dhe fitoi famë botërore. Momenti u shkrep nga një fotograf amerikan i njohur si Joe O’Donell.
Por cila është e vërteta e kësaj fotoje ku një fëmijë mban në shpinë vëllain e tij të vdekur?
Shumë fotografi mbesin në histori dhe është përmbajtja e tyre ajo që zbulon shumë gjëra për shoqërinë. Nëpërmjet tyre ne mund të mësojmë se çfarë ka ndodhur në një kohë të caktuar për të cilën mund të jetë aluduar shumë.
Një nga ngjarjet më katastrofike të Luftës së Dytë Botërore ishte hedhja e bombave atomike të Hiroshima dhe Nagasaki. Bomba e dytë, ajo e Nagasaki, shpërtheu 9 gushtin e vitit 1945 duke lënë shumë fatkeqësi me kalimin e saj.
Fotograf amerikan Joe O’Donnell arriti në atë vend për të portretizuar pasojat e bombës atomike. Ai realizoi foto me peshë të madhe, por njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen e botës. Në fotografi ju shihni një djalë në kërkim të nënës së tij pas shpërthimit dhe me një veshje karakteristike ai mban në shpinë vëllain e tij të vdekur.
Fotografi është shprehur:
“Unë e pashë këtë të mitur në këmbë dhe mendova që nuk do ishte më shumë se 10 vjeç. E kuptova gjithashtu se mbante një të vdekur mbi super e tij. Në ato ditë, ajo ishte një skenë shumë e zakonshme që mund ta shihje në Japoni. Mund të shihje persona në moshë të ndryshme që transportonin apo mbanin të afërmit e tyre të vdekur në duar apo supë. Por ky fëmijë kishte diçka ndryshe.”
Sipas O’Donnell, fëmija ishte para disa burrave me maskë të bardhë që ishin përgjegjës për djegien e trupave të pajetë. Pas fotografisë, ai e dorëzoi trupin e vëllait të tij i cili u hodh në flakë në sytë e tij. / KultPlus.com