Edhe dy ditë kohë për t’i parë 80 veprat e artistëve vendorë të blera nga MKRS 

13 Janar, 2023 - 4:00 pm

Koleksioni i shumëllojshëm, plot vepra të artit vizual dhe audiovizual, do të vazhdojë të jetë i shfaqur në Galerinë Kombëtare të Kosovës deri më 15 janar.

Diskutimet e pasionuara për këtë koleksion nuk kanë munguar ditëve të fundit ndërmjet vizitorëve, interesimi i të cilëve ishte mjaft i lartë.

80 veprat origjinale që bashkuan emra të njohur të artit, shënojnë herën e parë të blerjes së punimeve nga artistët tanë, për çka MKRS ka ndarë 300 mijë euro në fazën e parë. Pas përfundimit të ekspozitës, këto vepra do të shpërndahen nëpër institucione publike dhe në Ambasadat e Republikës së Kosovës në mbarë botën.

Për vitin 2023, Qeveria e Kosovës ka ndarë 350 mijë euro të tjera për blerje të veprave me anë të thirrjes publike dhe asaj të blerjes direkte, me synim të pasurimit të fondit publik të artit të Kosovës. / KultPlus.com

Të ngjajshme